Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së aprovoi Raportin financiar për periudhën janar-mars 2023

Prishtinë, 2 maj 2023 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve, mori pjesë edhe Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së dhe udhëheqëset e njësive për buxhet dhe financa.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i Raportit financiar për tremujorin e parë të vitit 2023. Me këtë rast, Ushtruesja e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Shqipe Hykolli, prezantoi raportin financiar për të gjitha kategoritë ekonomike në të gjitha programet buxhetore, raport ky, i cili u miratua më pas nga anëtarët e këtij komisioni.  

Gjithashtu, ky komision shqyrtoi edhe kërkesën e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës për rritje prej 100% të tarifave për avokatë dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të KPK-së për shkak të tarifave të vogla, kërkesë kjo, e cila pas shqyrtimit të ndikimit financiar dhe mundësive buxhetore do të dërgohet për shqyrtim me arsyetime dhe sqarime në njërën nga takimet e KPK-së.