Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në takim deputetët nga radhët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit  

Prishtinë, 27 tetor 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim anëtarët e Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili përbëhej nga deputetët Driton Selmanaj dhe Blerta Deliu, grup ky, që është formuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, njoftoi anëtarët e këtij grupi punues me aktivitetet që janë ndërmarrë për zbatimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me këtë rast, me theks të veçantë, u diskutua pasqyrimi i sfidave gjatë zbatimit të këtij ligji, në mënyrë që ato të adresohen në kuadër të raportit që do të hartohet nga Grupi punues. për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

Po ashtu, në fund të takimit, u diskutua edhe për zbatimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.