Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në draftimin e Rregullores për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit

Prishtinë, 18 gusht 2021 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës, ku është punuar në finalizimin e Rregullores për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit.

Në këtë takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga shoqëria civile, është diskutuar pikërisht për komentet e ofruara nga ta lidhur me Draftrregulloren për transferim dhe avancim të prokurorëve të Shtetit.

Me këtë rast, Komisioni ka vendosur që të zhvillojë edhe një takim pune lidhur me finalizimin e rregullores së lartcekur, para se draftin final të saj ta dërgojë në KPK për shqyrtim dhe miratim.