Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

DEKLARATË E KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

Prishtinë, 17 qershor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes kësaj deklarate siguron opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

Andaj, çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kane për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit.