Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës

Prishtinë, 20 maj 2021 –Këshilli Prokurorial i Kosovës ka filluar procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Paneli për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohet nga Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku. 

Prokurorja Dëshirë Jusaj dhe prokurori Ramiz Buzhala janë dy kandidatët që i kanë hyrë garës për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Paneli, pas procesit të intervistimit, vlerësimit dhe arsyetimit, do t’i propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës për votim kandidatët e suksesshëm.

Procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Gjakovës është duke u monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe OJQ-ja “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”.