Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dhuron KPK-së një donacion me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

Prishtinë, 21 korrik 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pranuar sot një donacion nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donacion ky, që përmban pajisje personale mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të këtij donacioni ishin të pranishme Shefja e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje, Majorja Courtney Olson dhe Këshilltarja e Lartë Ligjore në Zyrën për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim të sistemit prokurorial në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Lana Morton-Owens.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka falënderuar përfaqësuesen e Programit për Ndihmë Humanitare, Ambasadën, popullin dhe shtetin amerikan për kujdesin e veçantë dhe të përhershëm ndaj sistemit prokurorial të Kosovës, duke theksuar se kjo ndihmë e vlefshme do të ndikojë drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të stafit pas përhapjes së pandemisë COVID-19. “Gjithashtu, ky donacion është një tregues i mirëfilltë i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm të KPK-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, tha Hyseni.  

Nga ana tjetër, Shefja e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje të SHBA-së, Majorja Courtney Olson, ka thënë se ndihet mirë që kanë pasur mundësi të ofrojnë këtë donacion për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe natyrisht do të ketë edhe krijohen edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë.