Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative të KPK-së

Prishtinë, 16 qershor 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, si dhe përfaqësuesja e Autoritetin Kombëtar kundër Trafikimit të Njerëzve.

Në  këtë takim është diskutuar drafti i procedurave standarde të veprimit për zhvillimin e hetimit dhe ndjekjen penale të trafikimit të njerëzve.

Po ashtu, pjesëmarrësit e këtij takimi kanë diskutuar edhe tema të tjera, siç janë:  koordinimi me zbatuesit e ligjit për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimi të qenieve njerëzore, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekipet e përbashkëta të hetimit, mbledhja e të dhënave dhe raportimi.