Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative të KPK-së

Prishtinë, 10 qershor 2020 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Prokurori Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë koordinatorët e caktuar për trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në sistemin prokurorial.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i draftit të procedurave standarde të veprimit për zhvillimin e hetimit dhe ndjekjen penale të trafikimit të njerëzve.

Anëtarët e Komisionit dhe koordinatorët për trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore kanë diskutuar edhe tema të tjera, siç janë: zhvillimi i procesit të përzgjedhjes së koordinatorëve dhe trajnimi i tyre, bashkëpunimi me mbrojtësit e viktimave dhe qasja ndaj viktimave në qendrat për trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.