Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Kelmendi, me rastin e vdekjes së ish ministres së Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendii
E nderuar familje Kelmendi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjares tuaj dhe koleges tonë të nderuar, zonjës Nekibe Kelmendi. Vdekja e zonjës Kelmendi është humbje e madhe jo vetëm për familjen Kelmendi por edhe për Sistemin e Drejtësisë dhe gjithë Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal, Prokurorisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Nekibe Kelmendi.
Me ndjesinë dhe respektin më të thellë.
Sinqerisht i juaji,
Ismet Kabashi
Kryeprokuror i Shtetit