Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi

Prishtinë, 4 prill 2012 / Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në takimin e mbajtur sot, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur.

Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës këtë vendim e nxori në bazë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, neni 24, paragrafi 2, si dhe bazuar në Rregulloren për punë të Komisionit Disiplinor të Këshillit Prokurorial, neni 23, paragrafi 9.