Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër Shaqir Jakupit, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Prishtinë 27 prill 2012 / Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit Shaqir Jakupi, ish kontabilist në OJQ “Hendikos”, për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare nga neni 340.par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri Jakupi, në periudhën kohore 6 janar 2011 – 6 janar 2012 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 78.452,30€. Këtë vepër penale i pandehuri e ka kryer duke i tërhequr në vazhdimësi paratë nga xhirollogaritë bankare të kësaj OJQ-je me anë të çeqeve të falsifikuara dhe tërheqjeve elektronike.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale, si dhe ta obligoj që ta kompensoj dëmin e shkaktuar.