Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, në të cilin u nxorën vendime të rëndësishme

Prishtinë 3 maj 2012 / Sot u mbajt takimi i njëzet i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim u vendos të bëhet shpallja e 29 vendeve të lira të punës për prokurorë në prokuroritë e Republikës së Kosovës. 

Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë këtij takimi, shqyrtoi dhe miratoi ndryshimin e Rregullores për caktim dhe transferim të prokurorëve.

Gjithashtu, në këtë takim u mor edhe vendimi për themelimin e Komisionit për plotësim-ndryshimin e Rregullores për komisionin disiplinor, si dhe u vendos për themelimin e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Prokurorial në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndër të tjera u vendos edhe për harmonizimin e pagave të stafit mbështetës të sistemit prokurorial më ato të sistemit gjyqësor.