Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radhët e PSRK-së

Prishtinë, 27 shkurt 2024

Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga  anëtari  joprokuror, profesori Dardan Vuniqi, mbajti një takim pune, në të cilin morën pjesë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për koordinimin dhe organizmin e mbajtjes së zgjedhjeve për anëtarin e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Më këtë rast, anëtarët e Komisionit, theksuan se do të respektohet afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për anëtar të KPK-së nga Prokuroria Speciale.