Mbahet takimi i Komisionit për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radhët e PSRK-së
Prishtinë, 27 shkurt 2024
Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga anëtari joprokuror, profesori Dardan Vuniqi, mbajti një takim pune, në të cilin morën pjesë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për koordinimin dhe organizmin e mbajtjes së zgjedhjeve për anëtarin e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Më këtë rast, anëtarët e Komisionit, theksuan se do të respektohet afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për anëtar të KPK-së nga Prokuroria Speciale.