Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, priti në takim ekspertët ligjorë të GIZ-it 

Prishtinë, 10 janar 2024 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim ekspertët ligjorë të projektit të GIZ-it për mbështetje për proceset e reformës së integrimit të Kosovës në BE, Atdhe Lila dhe Fjolla Koshi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për hartimin e manualit të specializuar që do të shërbejë si udhërrëfyes i detajuar dhe i qasshëm për profesionistët në fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, tha se mirëpret hartimin e këtij manuali që ofron skenarë për çështje të ndryshme ligjore dhe të përshtatshëm për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga ana tjetër, eksperti ligjor i Projektit të GIZ-it, Atdhe Lila, theksoi se manuali siguron një bazë të fortë referimi për gjyqtarët dhe prokurorët për të ndihmuar në vendimmarrjen e përgjegjshme dhe për të garantuar që përpunimi i të dhënave personale në proceset gjyqësore dhe prokuroriale të jetë në përputhje të plotë me ligjet aktuale dhe standardet më të larta etike dhe profesionale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që t’i identifikojnë dhe analizojmë sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në menaxhimin e të dhënave personale dhe përdorimin e teknologjisë, si dhe për hartimin e këtij manuali të rëndësishëm do të formohen grupet punuese institucioneve përkatëse.