Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së priti në një takim njohës përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë

Prishtinë, 10 janar 2024 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Sami Istrefi, ka pritur në një takim njohës përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për bashkëpunimin e derisotëm dhe intensifikimin e tij në të ardhmen për fuqizimin e kapaciteteve administrative të sistemit prokurorial.

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, z.Istrefi, falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së për kontributin e çmueshëm që kanë dhënë, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme në aktivitetet e planifikuara për vitin 2024, të cilat ndërlidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve administrative.

Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, theksuan me këtë rast se bashkëpunimi do të vijojë, ashtu siç është paraparë në kuadër të projekteve të njësive përkatëse brenda Zyrës së BE-së dhe të projekteve të ndryshme për sistemin e drejtësisë me anë të ofrimit të mbështetjes dhe ekspertizës së nevojshme.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm dhe përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian janë pajtuar që të koordinojnë veprimet për adresimin sa ma efikas të çështjeve strategjike, që ndikojnë në rritjen dhe fuqizimin e administratës së sistemit prokurorial.