Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

The draft Regulation on the evaluation of prosecutor’s performance is reviewed

Prishtinë, 26 gusht 2020 - Komisioni për Çështjet Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga Prokurori Zejnullah Gashi, mbajti takimin e radhës përmes videokonferencës, në të cilën morën pjesë anëtarë të këtij komiteti, përfaqësues të ambasadave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe TMK Zyra Ligjore.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte rishikimi i draft rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve, rregullore kjo e cila ka një rëndësi të veçantë për lehtësimin e punës dhe funksionimin e procedurave për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Pas shqyrtimit të këtij drafti, anëtarët e Komisionit për Çështjet Normative dhe pjesëmarrësit e tjerë ranë dakord që kjo rregullore duhet t'i kthehet grupit të punës për shqyrtimin e komenteve të dhëna nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ambasadave, dhe pas integrimit të tyre për të caktuar një takim për shqyrtimin dhe paraqitjen për aprovim në Këshillin Prokurorial.