Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 Mars 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve te fundit, ka ndaluar një (1) person te dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra te ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

4-5

-

-

5-5

7-8

3-3

3-3

22-24

Ndalimet

-

1

3

1

-

3

-

1

9

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

2-2

-

-

1-1

1-1

2-2

-

6-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, të dyshuar për veprën penale "Falsifikimi i parave". Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale "Kanosja" sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale “Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë. ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Për një (1) person ne drejtim të veprës penale “Dhuna ne Familje”  dhe për një (1) person ne drejtim të veprës penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër te prokurorit:

Prokuroria Themelore ne Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar ne kohëzgjatje prej 48 orësh një person, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore ne Ferizaj, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si ne vijim:

Një aktakuze kundër një personi për veprën penale “Kanosja”,

Një aktakuze kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”

Një aktakuze kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehte trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh