Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 mars 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si  dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetenjë (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

18 - 20

2 - 3

4 – 4

20 - 24

/

3 - 3

   10 - 13

   57 - 67

Ndalimet

/

4

      /

     1

1

       1

2

/

        9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 6

    1 - 1

     /

/

/

     1 - 1

/

     4 - 8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna  në familje”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Poesdimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vjedhja e rëndë” nga neni 315 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale Dhuna në familje, dhe një (1) person për veprën penale Kanosja“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Vjedhja e pyllit;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepren penale Rrezikimi i trafikut publik.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Shkarko raportin 24 orësh