Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë një (1) kërkesë për të caktuar masë të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                       

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër  tetë (8) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

15 – 21

4 – 9

/

8 – 8

3 – 4

5 – 5

10 – 15

46 – 63

Ndalimet

/

6

4

2

1

1

/

1

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1 – 1

1 – 1

1 – 1

/

/

/

/

1 – 1

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

1

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Krime lufte kundër popullatës civile“ nga neni 142, lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së,  të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, “Krimet e luftës  në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës “ nga nenet 144, 145 dhe 146 të  KPRK-së dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës“ neni 160 ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të  17,179.50 euro, për veprat penale “Pastrimi i parasë“ dhe “Kontrabandimi me mallra“, nga neni 302 dhe 311 i KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist“ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, “Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit“ nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, “Rekrutimi për terrorizëm“ nga neni 139 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste të ndryshme,  pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe tre (3) persona, pasi dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:      

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185, një (1) person për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’ nga neni 410 dhe një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’ nga neni 181 i KPRK-së. Po ashtu, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së. 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 356 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Mashtrimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve,

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,

Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.


Shkarko raportin 24 orësh