Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 8 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).    

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër  pesëmbëdhjetë (15) personave.                  

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë  ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

16 – 18

5 – 10

4 – 4

12 – 15

3 – 4

5 – 5

5 – 5

51 – 62

Ndalimet

/

4

2

3

1

2

1

1

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

2 – 3

/

/

/

/

/

3 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, ndërkaq një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.            

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave. Një (1) kërkesë është bërë për dy (2) persona pasi që dyshohen se të njëjtit  kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së. Ndërkaq, një (1) kërkesë është bërë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     

 

Aktakuzat:    

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;  

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.       


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentative”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person i ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosje”

Një (1) person i ndaluar për veprat penale “Kanosje”

Një (1) person i ndaluar për veprat penale “Mospërfillje e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Kanosja’ dhe “ Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër  pesëmbëdhjetë(15) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,

Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

Aktakuzat:

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 185 të KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh