Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 7 dhjetor 2021 –  Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, janë ngritur katër(4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) Aktakuza, ndaj dhjetë (10) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

8 – 12

3 - 3

/

4 – 4

4 – 4

8 – 8

7 – 10

34 – 41

Ndalimet

/

6

3

/

/

1

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

1 - 1

/

/

/

/

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprat penale “Vjedhja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të ndaluarit secili veç e veç ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër(4) aktakuza kundër  katër(4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar në dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja në vazhdimësi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzë:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e  shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtim, asgjësim i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregti e ndaluar”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje dehur”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh