Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 03 dhjetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 - 1

18 - 21

-

-

8 – 8

-

3 - 3

6 - 6

36 - 39

Ndalimet

-

4

2

3

2

-

3

1

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

1 - 2

1 - 1

-

1 - 1

        -

2 - 2

1 - 1

6 - 7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Speciale, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, paragrafi 2 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Kanosja” ndërsa, tjetri veprën penale “Sulmi”sipas KPRK-së.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar  tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprat penale si në vijim: i ndaluari i parë ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, i ndaluari i dytë ka kryer veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit ose vendkalimeve kufitare”ndërsa, i ndaluari i tretë dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”ndërsa, njëri nga të dyshuarit ka kryer veprën penale “Kalimi ilegal i kufirit ose vendkalimeve kufitare”sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh