Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 27 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktim të paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

47 – 54

26-37

/

10– 10

1 – 1

6– 6

6 – 9

96 – 117

Ndalimet

/

3

/

2

/

2

2

/

9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 5

2 – 2

/

3 – 3

/

/

/

9 – 10

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit “.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për veprat penale si në vijim:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës,  ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosja”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtim apo asgjësimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për verpën penale “Vjedhja e pyllit”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh