Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 06 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
Personat    /    19 – 25     6 – 6     /    6 – 11     5 – 5     3 – 3     7 – 8     47 – 58 
Ndalimet    /    13    /    /    1    1    /    /    15
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 3     /    /    1 – 1     1 – 1     /    1 – 1     5 – 6 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës“, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe katër (4) persona, me dyshimin se tre prej tyre kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe njëri prej tyre për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona, njëri prej tyre i kërkuar me arrest ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Mashtrimi” dhe tre prej tyre me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Vjedhje grabitqare”,  “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Kanosje”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh