Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Shtator 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se ka ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë  (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur edhe pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1-15    25-37    7-9    -    31-31    2-2    1-3    5-7    72-104
Ndalimet    -    5    4    -    -    -    -    5    14
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    2-3    2-2    -    1-3    2-2    -     -    7-10
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar“, nga neni 281, paragrafi 2, lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“ nga neni 422, paragrafi 1, të KPRK-së, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“ nga neni 290, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nën paragrafin 1.5 të KPRK-së. 
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, ”Lëndimi i lehtë trupor” dhe  “Kanosja”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, dy (2) persona pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulmi” , dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave , për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë “ dhe “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Departamenti për Krime të rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Ngasja në gjendje të paaftë ose të dehur”.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.     


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:
Njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë kundër një (1)  personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Kanosje”, si dhe, një (1) kërkesë kundër një (1)  personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulmi”.

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  shtatë (7) personave, për këto vepra penale:  
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Shkarko raportin 24 orësh