Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11     Shtator 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave. 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    13-13    5-9    -    12-13    2-3    1-1    4-4    37-43
Ndalimet    -    6    2    2    2    -    1    -    13
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-1    2-2    -    1-1    -    1-1     -    5-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Marrje e ryshfetit dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale” dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe ka ndaluar nje (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitje”. 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prishtinë Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Grabitja’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
   
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Grabitja”, ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:      
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  
Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kanosja”,      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge”,    
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë tripor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Marrja e ryshfetit në sektorin privat”, dhe “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore  në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.


 


Shkarko raportin 24 orësh