Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 13 maj 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (37) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    22-26    7-19    /    2-2    2-2    /    4-6    37-55
Ndalimet    /    13    1    /    /    1    /    /    15
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2-4    /    /    /    2-2    /    /    4-6
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, në tri raste të ndara, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet ), dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja” dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Tregtia e ndaluar”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve ”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Shkarko raportin 24 orësh