Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 31 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër  katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    35-42    11-12    4-4    2-2    12-12    14-16    9-9    87-97
Ndalimet    2    9    -    2    5    1    1    1    21
Paraburgimet: kërkesat - personat    1-1    5-9    -    -    2-2    1-2    2-2    1-1    12-17
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet        -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërkaq, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1, dhe “Kontrabandimi me migrant” nga neni 164 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen së kanë kryer veprën penale “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare “.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”. 
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga prokurori i shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar  e armëve”

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë pas hetimeve, kundër një (1) personi, për veprën penale "Shantazhi" ,
Një (1) aktakuzë pas hetimeve, kundër një (1) personi, për veprën penale "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare" ,
Një (1) akzakuzë e drejtpërdrejt, kundër një (1) personi, për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor" ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan


  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale: 
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i rezultatit të votimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale”Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. 
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Raste tjera me interes për publikun:
Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, trupi i pajetë i një (1) personi është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Shkarko raportin 24 orësh