Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).             
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    4    2    4    -            2    12
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    -    2-2    -    -    2-2    1-2    -    5-6
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Prizren


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. 
 


Prokuroria Themelore Pejë


 Ndalimet nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër  (4) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Shantazh në tentativë”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Shkarko raportin 24 orësh