Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtëdhjetenjë (161) aktakuza, kundër njëqindetetëdhjetekatër (184) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

68-80

12-13

20-20

1-1

21-21

27-33

12-16

161-184

Ndalimet

-

7

-

1

-

2

-

-

10

Paraburgimet: kërkesat - personat

1-1

4-4

1-1

1-2

-

1-1

-

 -

8-9

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së dorëzanisë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandë me mallra’’ nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 429 paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, tre (3) persona të përshirë në një rast, njëri me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, ndërsa dy të tjerët për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi  i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për këto vepra penale:

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Pesë (5) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:     

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë (1) kërkesë për caktimin e masë se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuzë kundër gjashtë  (6) personave për veprën penale "Vjedhje e shërbimeve",

Tri (3) aktakuza kundër tre  (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës" .

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë  ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Mundësimi apo detyrimi në prostitucion” dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, dhuratave, i të ardhurave e dobisë tjetër materiale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Tetë  (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuze kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh