Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në tri (3) raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

6

2

/

2

1

/

3

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3-3

/

/

1-1

/

/

1-1

5-5

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Gjilan

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”, një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Shkarko raportin 24 orësh