Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 janar 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka praqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur gjithsej  nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

30-33

11-12

9-9

16-16

/

9-9

9-10

84-89

Ndalimet

/

2

2

/

3

5

/

2

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

2-2

1-2

3-3

/

/

/

6-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave,  për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave,  për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave,  për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave,  për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, dhe një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.


Prokuroria Themelore Pejë


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit  ndaj dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
     


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në pesë (5) raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Sulmi seksual”. Gjithashtu, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Armëmbajtje pa leje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Shkarko raportin 24 orësh