Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 10 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

-

-

-

1

2

-

3

6

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

1-1

-

-

1-6

-

 1-2

3-9

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “Dhuna në familje” dhe ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej  48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh