Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 05 janar 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për ndalimin e një (1) personi, të dyshuar për kryerjen një vepre penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuar janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Ndalimet |
/ |
7 |
/ |
2 |
/ |
2 |
3 |
/ |
7 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
/ |
/ |
1 – 1 |
/ |
1 – 2 |
/ |
1 – 1 |
/ |
3 – 4 |
Bastisjet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Sekuestrimet |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
/ |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, si dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuar janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore Gjilan
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”.
Shkarko raportin 24 orësh