Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 08 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
1 |
1 |
- |
1 |
- |
- |
- |
3 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
3-3 |
- |
- |
1-1 |
- |
- |
- |
4-4 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
|
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Zjarrvënia”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Shkarko raportin 24 orësh