Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 22 Shtator 2020 –  Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11)persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

39-42

10-26

4-5

7-9

/

7-7

2-2

69-91

Ndalimet

/

6

1

1

1

/

/

2

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3-3

1-3

/

/

/

/

2-2

6-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, një (1) person me urdhër arrest për veprën penale “Mashtrimi”,  dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) kërkesa për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tentim dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja grabitqare”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren,  Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer këto vepra penale:   

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” ,

Një (1) aktakuzë kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave  për veprat penale: “Mashtrimi në shkëmbimin e letrave me vlerë”, “Keqpërdorimi i informatave të brendshme”, “Marrëveshja dhe mashtrimi me letrat me vlerë të Qeverisë”, “Grabitja”  dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë . Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme “.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kujdestar:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person tjetër, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”. 

 


Shkarko raportin 24 orësh