Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale, “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër  gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

1 - 1

3 – 3

/

11 – 12

3 – 3

6 – 6

10 – 10 

34 – 35

Ndalimet

/

8

1

/

/

1

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

1 – 1

/

/

/

/

1 – 1

/

/

2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale, “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në KPRK.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 250 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” në vazhdimësi.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër  gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Dy (2) aktakuza kundër  dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje  e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti I Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi I lehtë Trupor”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh