Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 08 Gusht 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë  (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur gjithsej dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

1-1

5-6

2-2

/

/

/

4-4

12-13

Ndalimet

/

/

/

5

/

/

/

/

5

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2-2

1-1

1-5

/

/

/

/

4-8

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Departamenti për të Mitur , ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”  dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja” .

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore  e Pejës , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale "Vjedhja e rëndë" dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh