Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 03 gusht 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria

Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

/

/

/

/

1

2

/

3

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

/

2 - 2

/

/

/

/

/

2 - 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

   1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

    1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamentit për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh