Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 gusht 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar, si dhe një (1) kërkesë/propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik për një (1) person të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria

Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

2

/

/

/

2

/

7

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

1 - 1

/

/

/

/

1 - 2

/

2 - 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

   1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Prizren

    1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, pasi i njëjti

dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

    1.Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamentit i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor“.

 


Shkarko raportin 24 orësh