Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjithsej
tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.


Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetetre (23) persona të dyshuar, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave të dyshuar, si dhe tri (3) kërkesa për sekuestrimin e tri (3) veturave, një (1) motor-sharrë dhe masë drusore.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) presona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, po ashtu kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e  një (1) automjetit, një (1) motor-sharrë dhe masë drusore, si dhe ka ngritur gjithsej  tetë  (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të dy (2) veturave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona, për shkak veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

38 - 46

6 - 8

8 - 10

13 - 13

/

11 - 12

10 -10

86 - 99

Ndalimet

/

5

5

3

2

4

3

1

23

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

2 - 5

1 - 1

/

1 - 1

1 – 1

/

1 - 1

6 - 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”, “Fajdeja” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”, “Fajdeja” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, m urdhër të prokurorit kujdestar,  ka ndaluar tre presona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i mitur është ndaluar për 24 orë nga prokurori i shtetit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje në tentativë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1)  aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”​;
Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”​;

Dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Sekuestrimet:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) kombi transportues Mercedes Benz, një (1) motor-sharrë e markës “Stihl 026”, ngjyrë bardhë-portokalli dhe masa drusore e llojit Ahu të njoma,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 3.00 m³.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, dy (2) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Kontrabandimi i mallrave” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për  veprën penale ”Dhuna në familje”.

 

 

Sekuestrimet:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të dy (2) veturave. Një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamentit i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Po ashtu, është ndaluar një (1) person me dyshimin se ka  kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi me migrantë”.  

 

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhje“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” ;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Shkarko raportin 24 orësh