Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 Korrik 2020 –  Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër shtatë (7) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdesar të Departamentit për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza, kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.


 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

2-2

/

/

26-26

/

/

6-6

34-34

Ndalimet

/

7

/

/

3

1

/

2

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3-3

1-1

/

2-3

/

/

/

6-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se I njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast, një (1) person i dyshuar është ndaluar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një personi të dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, kurse kërkesa tjetër është paraqitur ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) aktakuza  personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vjedhja e Rëndë.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

 


Shkarko raportin 24 orësh