Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar, një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total: Aktakuzat personat / / 1-1 2-2 3-4 4-4 2-2 6-6 18-19

Ndalimet  6 1  2 9

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat / 2-2 3-5 1-1 2-2 1-1 / / 9-11

Bastisjet  / / / / / / 

Sekuestrimet / / / / / / / / /
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës: //////////


2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe "Kanosja".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare" dhe Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale "Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë" dhe "Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave".
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale ‘’Grabitja’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi të dyshuar për shkak të veprës penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Grabitja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Grabitja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.



Shkarko raportin 24 orësh