Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 janar 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) kombi të markës “VW LT 28”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale, “Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Tentim vjedhje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

20 – 22

3

1 – 1

/

/

Prizren

5 – 5

3

2 – 2

/

/

Pejë

/

/

/

/

/

Gjilan

12 – 12

2

1 – 1

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

12 – 14

2

/

/

/

Ferizaj

5 – 7

1

/

/

1

Totali

54 – 60

12

4 – 4

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parave“.
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, A.K., në cilësi të Udhëheqësit të Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit, dhe Sh.K., në cilësi të Zyrtarit Ligjor në Komunën e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste te ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri prej të ndaluarve ka kryer veprën penale “Vjedhja” ndërsa tjetri veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Sekuestrimet:
Me rastin e ndalimit të dy (2) personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit janë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Me këtë rast është sekuestruar:
Një (1) veturë e markës “Audi A4”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Njëri person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale, “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Tentim vjedhje“.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulm”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj



Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) kombi të markës “VW LT 28”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të dehur”.


Shkarko raportin 24 orësh