Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 janar 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit
me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.







Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.


 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

         /

/

/

Prishtinë

/

/

1 – 2

/

/

Prizren

/

/

/

/

/

Pejë

/

1

/

/

/

Gjilan

/

1

2 - 2

/

/

Gjakovë

/

1

/

/

/

Mitrovicë

 /

2

2 - 2

/

/

Ferizaj

/

/

/

/

/

Totali

/

 5

5 - 6

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se në Gjilan, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje tek bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Me aktvendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ndërsa kërkesa tjetër ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Posedimi i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Dhunë në familje“ dhe “Armëmbajtje pa leje“, si dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor“, “Sulm ndaj personit zyrtar“, “Kanosje“ dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Dhunë në familje“ dhe “Armëmbajtje pa leje“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor“, “Sulm ndaj personit zyrtar“, “Kanosje“ dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë“.

 


Shkarko raportin 24 orësh