Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 1 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëqindetetëdhjetepesë (185) aktakuza kundër dyqindeshtatëmbëdhjetë (217) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza nëntëdhjetekatër (94) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, si pasojë e goditjes nga treni, një person ka humbur jetën dje në fshatin Lutogllavë të Pejës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej, njëzetegjashtë (26) aktakuza, ndaj njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale. Trembëdhjetë (13) aktakuza janë ngritur vetëm për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

74 – 94

4

/

/

/

Prizren

26 – 33

/

/

/

/

Pejë

26 – 26

2

/

/

/

Gjilan

9 – 12

2

1 – 1

/

/

Gjakovë

5 – 5

/

/

/

/

Mitrovicë

7 – 8

/

/

/

/

Ferizaj

38 – 39

/

/

/

/

Totali

185 - 217

8

1 – 1

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza nëntëdhjetekatër (94) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitar”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Ngacmimi”
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja në tentativë”
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shantazhi”
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e tre (33) personave për këto vepra penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” ;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, një (1) i dyshuar për veprën penale “Kanosje” është ndaluar për 48 orë, ndërsa një (1) i dyshuar tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve".


Aktakuzat:
Trembëdhjetë (13) aktakuza për veprën penale “Dhunë në familje”.
Pesë (5) aktakuza për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Tri (3) aktakuza për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e pyllit”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se paluajtshme”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Rastet me interes për publikun:
Po ashtu, si pasojë e goditjes nga treni, një person ka humbur jetën dje në fshatin Lutogllavë të Pejës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ lidhur me veprën penale ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shantazhi” dhe “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim dokumenti“;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale “.


 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


 


Shkarko raportin 24 orësh