Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një automjeti Rover 451.6 - ngjyrë hiri metalike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person.

Gjithashtu, ka vdekur një (1) person në rrethana të dyshimta. Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për obduksion dhe rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosje’’ dhe ka ngritur tridhjetë (30), ndaj tridhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosje’’.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

1-1

/

/

/

/

Prishtinë

16-23

3

1-1

/

/

Prizren

9-10

/

/

/

/

Pejë

30-30

3

/

/

/

Gjilan

3-5

/

2-2

/

/

Gjakovë

/

/

/

/

/

Mitrovicë

1-2

/

/

/

/

Ferizaj

1-1

1

/

/

1

Totali

61-72

7

3-3

/

1

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër të pandehurit S.A., për shkak të veprës penale, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 144 paragrafi 3 të KPRK-së, veprën penale “Mashtrimi”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person me urdhër arrest, për veprat penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet” dhe “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja e ujit të pijshëm”
Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.


Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24-orëve të fundit, ka vdekur një (1) person në rrethana të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosje’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur tridhjetë (30), ndaj tridhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Nëntë (9) aktakuza janë ngritur për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’
Pesë (5) aktakuza për veprën penale ‘’Vjedhje shërbimeve’’
Tri (3) aktakuza për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë për veprën penale ‘’Sulmi’’
Një (1) aktakuzë për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikeve’’
Një (1) aktakuzë për veprën penale’ ’Sulm’’
Dy (2) aktakuza për veprën penale ‘’ Armëmbajtje pa leje’’
Dy (2) aktakuza për veprën penale ‘’Vjedhje Pyllit’’
Një (1) aktakuzë për veprën penale ‘’Vrasje’’
Dy (2) aktakuza për veprën penale ‘’Kanosje’’

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se njëri ka kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa tjetri veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, dhe ‘’Kanosja‘’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosje’’.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të automjetit Rover 451.6 - ngjyrë hiri metalike.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh