Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 19 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshua dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori,ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngitur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

10-20

1

/

/

/

Prizren

8-9

/

1-1

/

/

Pejë

       3-3

6

1-4

/

/

Gjilan

11-11

 /

/

/

          /

Gjakovë

8-8

/

1-1

/

/

Mitrovicë

12-12

/

/

/

/

Ferizaj

17-21

1

/

/

/

Totali

69-84

8

3-6

/

/


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i vulave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje paleje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
- Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“;
- Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.
- Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“;
- Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”sipas KPRK-së.

 


Shkarko raportin 24 orësh