Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 shtator 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqindedy (102) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjeti “Pickup Caddy”, çelësat e automjetit, dhe dru të llojit Ahu në sasi prej 1m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulm seksual”. Njëkohësisht gjatë ditës se hënë kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti i përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje Pylli”. Po ashtu, janë ngritur edhe pesë (5) aktakuza ndaj gjithsej pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person , në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dy (2) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

Prokuroritë

Aktakuzat - personat

Ndalimet

Paraburgimet kërkesat-personat

Bastisjet

Sekuestrimet

Prokuroria Speciale

/

/

/

/

/

Prishtinë

25 – 27

8

/

/

/

Prizren

13 – 15

/

/

/

/

Pejë

5 – 5

1

1 - 1

/

1

Gjilan

18 – 21

2

/

/

/

Gjakovë

4 – 4

1

/

/

/

Mitrovicë

9 – 12

/

/

/

/

Ferizaj

11 – 18

/

1 – 1

/

/

Totali

85 - 102

12

2 – 2

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”, si dhe katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalime me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në ndalim me aktvendim të prokurorit kujdestar.


Kërkesa për caktimin e paraburgimit:
Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

Sekuestrimet :
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti “Pickup Caddy”, çelësat e automjetit, dhe dru të llojit Ahu në sasi prej 1m³.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Armëmbajtje paleje”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vetëgjyqësi”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar njërin, me dyshimin se në afërsi të shkollave të mesme, në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar personin tjetër, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Deklarim i rremë’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person , në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Përdorim i armës “;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pranimi i mallrave të vjedhura“;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografime të pa autorizuara“;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.


Rastet tjera me interes për publikun:
Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, trupat e pajetë të dy (2) personave (një femër nga Zveçani dhe një mashkull nga Skenderaj) janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale“ Kanosje” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.


Shkarko raportin 24 orësh